Muaji maji pranë Shenjtërores së Zojës së Shkodrës
Gjatë muajit maj, të cilin Kisha ia kushton nderimit të Virgjërës Mari, shtohet numri
i shtegtarëve që vizitojnë shenjtëroret mariane kudo në botë e po kështu edhe në Shenjtëroren
e Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër. Nga kjo Shenjtërore e Nënës së Këshillit
të Mirë, besimtarë katolikë shqiptarë presin ndihmë e mbështetje shpirtërore për mbarë
Kombin e Vendin, për të gjithë ata që i shërbejnë e duan, për familjet, për thirrjet
meshtarake, për të varfrit, të vuajturit, për fëmijët e pleqtë e për të gjithë kombin
e shoqërinë shqiptare. Duke kujtuar lidhjet që patën bërë shqiptarë që më 1467,
kur iu lutën Zojës ta shpëtonte Popullin Shqiptar nga tmerret e Turqve e Ajo ua dëgjoi
lutjen, tani Kisha i ftoi besimtarët për një ndjet apo qëllim të ri, për të qortuar
e për të përmirësuar sjelljen morale, për t’i përngjarë më shumë Jezusit, duke pasur
parasysh se edhe sot ndjehet fuqimisht nevoja për t’u penduar para Zotit, Zotit Dashuri,
që populli shqiptar e bota të çlirohet nga trazirat e këqija e nga humbja e vlerave
morale. E këtë besimtarët ia besojnë ndërmjetësisë së Marisë, Mbretëreshës së paqes,
Zojës së Këshillit të Mirë, Zojës së Shkodrës. Po më tepër të ndjekim shërbimin
e Jolanda Babës..