Jemeni drejt luftës civile, me dhjetëra të vdekur.
Prokura urdhëron arrestin e liderit kryesor fisnor që mbështet protestat, ai i bënë
thirrje fiseve: më mbështetni kundër Salehut që do la braktis vendi këmbëzbathur.
Perëndimi i fton qytetarët e vet ta lëshojnë Vendin. Shumë njerëz janë vrarë në
Jemen, pasi konflikti është intensifikuar në mes të forcave qeveritare dhe kundërshtarëve
të presidentit, Ali Abdullah Saleh. Shpërthime të fuqishme raportohet se e kanë tronditur
Sanën sot në mëngjes. Është bërë e ditur se një stacion televiziv opozitar është shkatërruar
gjatë luftimeve. SHBA-të kanë urdhëruar diplomatët dhe pjesëtarët e familjeve të ambasadës
së saj që të largohen nga ky shtet. Gjatë përleshjeve të fundit në Sana, janë vrarë
24 protestues, duke e rritur kështu numrin e viktimave nga e hëna në 64 të vdekur.
Qindra mijëra banorë të Jemenit kanë filluar protestat në shkurt duke kërkuar largimin
nga pushteti të presidentit, i cili e udhëheq këtë vend qe 32 vjet.