G8: BE, mbështetje pranverës arabe për një impenjim të demokracisë
Mbështetja ekonomike Shteteve të Afrikës veriore e pranverës arabe “ duhet të rritet
por shkon krahas e bashke me angazhimin e një avancimi në rrugën e reformave për demokracinë
ne keto vende”: kështu pohoi presidenti i Komisionit të BE-së, José Barroso, duke
nënvizuar edhe nevojën e “hapave përpara” nga ana e këtyre Vendeve në fushën e kundërshtimit
të imigracionit të paligjshëm. Pra, Liderët e tetë shteteve më të industrializuara
të botës filluan takimin e tyre në Dovill të Francës, që kryesisht përqendrohet mbi
situatën ndërkombëtare në shtetet arabe dhe atë në Lindje të Mesme. Duke folur në
konferencën me gazetarë në hapje të këtij takimi, Presidenti i Këshillit Evropian,
Herman van Rompi, nënvizoi se BE-ja ka dëshirë që të ndihmojë ata që kërkojnë ndryshime
në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. “Objektivi i qartë është që të përkrahen aspiratat
demokratike e ekonomike të 400 milionë njerëzve, që jetojnë në atë zonë. Këto zhvillime
në botën arabe janë të një rëndësie të madhe për partnerët e G8-ës. Për Evropën, pak
më shumë sepse këto zona janë fqinje të tërë jugut. Ne duhet t’i dëgjojmë ata njerëz
dhe t’iu ofrojmë përkrahjen tonë”, tha Rompi. Edhe Presidenti i Komisionit Evropian,
Manuel Barroso, është dakord se me këtë e pohon se BE tashmë ka ndërmarrë disa hapa
tejet të rëndësishëm. “Ne duam përkrahje të fuqishme dhe konkrete për institucionet
demokratike në Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore. Ne duhet të qëndrojmë afër me
ata që kërkojnë demokraci dhe liri. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian ka vepruar
menjëherë duke i ofruar një partneritet të ri për demokraci dhe prosperitet për Mesdheun
jugor”, pohoi Barroso. Liderët e G8-ës pritet të përkrahin një plan ndihmash që
do t’i ndihmojë aktivistët pro-demokracisë dhe reformatorët në botën arabe. Ky plan
është bërë i ditur të mërkurën në Londër nga Kryeministri britanik, Dejvid Kameron,
gjatë takimit me Presidentin amerikan, Barak Obama.