2011-05-26 18:35:34

Arrestohet përgjegjësi i masakrës së Srebrenicës Mladiq


Pas 16 vjetësh është arrestuar në Vojvodinë Ratko Mladiq, përgjegjësi kryesor i masakrës së Srebrenicës, masakra më e përgjakshme e konfliktit boshnjak të 1992-1995. Lajmi i arrestimit i dhënë paraprakisht nga mediat, u konfirmua nga vet presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, gjatë një konference shtypi.
Mladiq, komandant i forcave serbo-boshnjake gjatë konfliktit, është i kërkuar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë për gjenocid, krime të luftës e krime kundër njerëzimit e ishte në arrati që nga viti 1996.
Në korrik të vitit 1995 milicia e komandës së tij pushtuan enklavën myslimane të Srebrenicës e masakruan gati tërë popullsinë mashkullore, duke vrarë së paku tetëmijë persona.
Mladiq jetonte në fshatin Lazarevo, 80 km në veri lindje të Beogradit me emrin Milorad Komandiq. Arrestimi i tij u bë nga shërbimet sekrete serbe. Presidenti i Serbisë Tadiq tha se arrestimi i Mladiqit “shënon fundin e një periudhe të vështirë për historinë tonë” e konfirmoi “bashkëpunimin” me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.
Angazhimi i Beogradit për t’ia dorëzuar Mladiqin Gjykatës së Hagës ishte ndër kushtet që pati vendosur Bashkimi Evropian për procesin e afrimit e aderimin e ardhshëm të Serbisë.
E për një përkim të veçantë, lajmi i arrestimit të Mladiqit mbërrini pikërisht gjatë vizitës në Beograd të përfaqësueses së lartë Bashkimit Evropian për politikën e jashtme e sigurinë, Catherine Ashton, gati në përkim të plot me denoncimin e prokurorit të Gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, sipas të cilit Serbia nuk ishte mjaft e angazhuar për arrestimin si të Mladiqit, si të kërkuarit të tjetër, Goran Haxhiq, ish liderit politik të serbëve të Kroacisë.
“Arrestimi është obligimi më i fortë i Serbisë : deri më tani përpjekjet e Serbisë për arrestimin e të arratisurve nuk kanë qenë të mjaftueshme”, ka shkruar Brammertz në relacionin dërguar këtë javë Këshillit të sigurimit të OKB-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.