Unioni Afrikan kremton sot 48 vjetorin e themelimit.
Krijuar më 25 maj të vitit 1963 bashkonte të rinjtë afrikanë. Sot ky instrument rajonal
ka arritur të lirohet nga kufizimet qe lidhen me zhvillimin pas-kolonial, duke afirmuar
rolin e vet në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare. Ndër temat që trajtohen në mbledhjen
e sotme të jashtëzakonshme të kryetarëve të shteteve e të qeverive afrikane është
kriza libiane e ajo ju-sudaneze, argumente këto të rëndësishme edhe në kuadrin të
e mbledhjes së G8-shit që hapet nesër në Deauville, në Francë.