Obama - Cameron: do ta mundim Al Kajdën, në Lindje të Mesme dy shtete
Mund ta mposhtim al Kajdën. Kështu tha kryeministri britanik Cameron duke hapur konferencën
e përbashkët të shtypit pas takimit të nivelit të lartë transatlantik me Obamën. Cameron
përgëzoi presidentin e SHBA-së për ndërmarrjen e veprimit gjatë së cilës vdiq Osama
bin Laden. “Qe një fitore për drejtësinë”. Kryeministri britanik njoftoi se SHBA-së
e Britania e Madhe promovojnë pranë G8 një program në mbështetje të ‘pranverës arabe’.
Synimi im është një shtet i qëndrueshëm i Izraelit, i sigurt dhe i njohur e një shtet
palestinez. Synimi mund të arrihet, kam besim, por shërbejnë kompromise. Vota në OKB
nuk mund të çojë deri në një Shtet palestinez, tha Obama.