2011-05-25 15:55:25

Lagard shpall zyrtarisht kandidaturën për drejtim të FMN-së


Ministrja e Financave të Francës, Kristinë Lagard, ka zyrtarizuar kandidaturën personale për drejtim të Fondit monetar ndërkombëtar, në përkim me qeverinë e Parisit.
Vendet me ekonomitë në zhvillim e kanë kritikuar traditën, që kjo pozitë i shkon gjithmonë një evropiani, duke thënë se zgjedhja e drejtorit të FMN-së duhet të bëhet në bazë të kompetencës e jo kombësisë. Lagard sot tha se të qenit evropian nuk duhet të jetë faktor vendimmarrës nëse ajo do e fitojë këtë pozitë ose jo. “Të qenit evropiane nuk duhet të jetë një plus, por nuk duhet të jetë as minus. Nuk po e argumentojë kandidaturën nga fakti se jam evropiane apo sepse kam qenë e përfshirë në krijimin e institucioneve financiare që kanë ndihmuar në pakot e shpëtimit që ne i kemi bërë", e arsyetoi kandidaturën e saj Lagard. Mbështetja të plotë për këtë kandidaturë është shpreh edhe nga presidenti i Komisionit evropian Barroso.
Gjermania dhe Britania, gjithashtu, e kanë përkrah kandidaturën e saj. FMN do të vendosë për shefin e ri më 30 qershor.







All the contents on this site are copyrighted ©.