2011-05-25 17:19:25

Kardinali Maradiaga konfirmohet President i Karitasit Ndërkombëtar


Kardinali Oscar Andre’s Rodrìguez Maradiaga, kryeipeshkëv i Tegucicalpas, është zgjedhur dje president i Karitasit Ndërkombëtar, edhe për një mandat të ri katër vjeçar. Zgjedhja u bë gjatë punimeve të Asamblesë së 19-të të përgjithshme të Konferedatës së organizmave të Karitaseve katolike të botës, që po zhvillohet në Romë deri të premten më 27 maj. Në këtë Asamble të Karitasit Ndërkombëtar marrin pjesë edhe kryeipeshkvi i Tivarit e Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike Ndërkombëtare Shën Cirili e Metodi, imzot Zef Gashi, Presidenti i Karitasit të Shqipërisë, ipeshkvi ndihmës i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo, drejtori i Karitasit të Shqipërisë, prof. Albert Nikola dhe drejtori i Karitasit të Kosovës, don Viktor Sopi.







All the contents on this site are copyrighted ©.