2011-05-25 16:31:28

Dialogu ndërfetar: kardinali Toran dhe imzot Çelata, në Korenë e Jugut.


Kryetari dhe sekretari i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, përkatësisht kardinali Zhan-Lui Toran dhe kryeipeshkvi Pier Luigji Çelata, nisën sot një vizitë në Korenë e Jugut, me ftesë të Komisionit Ipeshkvnor për Ekumenizmin dhe Dialogun Ndërfetar. Shtegtimi do të përfundojë më 27 maj. Parashikohen takime me Presidentin e Republikës, me Ministrin e Kulturës dhe me Drejtorin për Çështjet Fetare. Kardinali Toran e imzot Çelata do të shkojnë për vizitë edhe në Jogue Order, Qendër e Budizmit Korean si dhe në Qendrën e Konfucianizmit Korean. Do të takohen me përfaqësues të Budizmit e të Konfucianizmit, me përfaqësues të besimeve vendase koreane si dhe me ato të protestantizmit. Është në program edhe një konferencë, që do ta mbajë kardinali Toran në Seminarin e Madh të Seulit, me temë “Dialogu ndërfetar sipas mësimeve të Papës Benedikti XVI” si dhe një takim me përfaqësues të shtypit.
Vizita do të përfundojë me Meshën solemne në Shenjtëroren e Martirëve Koreanë “Cheoldusan”.










All the contents on this site are copyrighted ©.