2011-05-24 17:02:57

Prof. Albert Nikola: Karitasi Shqiptar lufton varfërinë në vend e plagët e reja shoqërore.


Që nga periudha e rënies së diktaturës ateiste komuniste në Shqipëri, Kisha katolike përmes Karitasit ka filluar të ndihmojë të varfëritë pa dallim feje apo etnie në përballimin e vështirësive ekonomike dhe të gjithë njerëzit në kapërcimin e plagëve tjera të trashëguara e ato të reja që janë shfaqur në realitetin e ri shoqëror.
“Zhvillimi është emri i ri i paqes – shkruante Papa Pali VI Montini në Enciklikën e tij Popolorum Progressio – popullsitë e varfra të botës lartojnë zëri pranë popullsive të bekuara nga begatia e Kisha, e goditur nga kjo britmë e të varfërve, kërkon që çdo njeri ta dëgjoi thirrjen e vëllezërve e ti përgjigjet asaj me dashuri”.
Pra, shpirti e qëllimi i Karitasit është gjithmonë i njëjtë, por në kohë ky organizëm Kishtar ka regjistruar sfida të reja para vetes: jo vetëm ato që shkaktohen nga varfëria ekonomike, nga fatkeqësitë natyrore, edhe ato që shkaktohet nga krizat shoqërore, luftërat, konfliktet, dhuna e njerëzve e humbja e vlerave. Për një njoftim më të hollësisht mbi veprimtarinë e Karitasit të Shqipërisë dhe sfidave të reja që regjistrohen në realitetin e sotëm shoqëror ndër shqiptarë, të dëgjojmë intervistën me drejtorin e Karitasit të Shqipërisë, prof. Albert Nikola.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.