2011-05-24 18:04:29

Paraqitet katekizmi për Takimin VII botëror të Familjeve që mbahet në Milano më 2012


Këshilli Papnor për Familjen paraqiti sot paradite në Vatikan librin doracak me ligjërata katekizmi dhe faqen e re të internetit kushtuar familjes, si parapërgatitje për Takimin botëror të Familjes që do të mbahen më 2012 në Milano. Qëllimi, tha kardinali Antonelli, është: “informimi mbi aktivitetet institucionale e mbi projektet kryesore; favorizimi i bashkëpunimit ndërmjet elementeve të ndryshme të Këshillit Papnor për Familjen e subjekteve kishtare e civile të angazhuara në botë në mbështetje të familjes e të jetës”.
“Familja: puna e festa”: ky është titulli i përmbledhjes së katekizmit parapërgatitor i Takimit të VII botëror të Familjeve, që do të mbahen në Milano të Italisë nga data 3o maj deri më 3 qershor 2012.
Sot paradite, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, kardinajt Ennio Antonelli, president i Këshilli Papnor për Familjen, e Dionigi Tettamanzi, kryeipeshkëv i Milanos, paraqitën para shtypit doracakun, botuar nga Shtëpia botuese e Vatikanit dhe faqen e re të internetit kushtuar familjes apo anglisht , frëngjisht www.famille.va
Të nisemi nga familja për ta hapur atë ndaj botës: puna e festa për të “banuar” hapësirën sociale e për të “jetuar” kohën njerëzore. Një vit nga Takimi botëror i Familjes, paraqitet një “doracak ndihmës tejet i çmueshëm”, nënvizoi kardinali Antonelli, fryt i parë i bashkëpunimit ndërmjet dikasterit të Vatikanit e kryedioqezës së Milanos, që bartë “shumë mirë” peshën e kësaj ngjarje, “me guxim, forcë e krijimtari”. Dhjetë ligjërata katekizmi biblik që na ofron doracaku, të pasuruara me tekste nga magjisteri kishtar, të ilustruara me figura të shkëlqyeshme artistike. Përveç botimit në gjuhën italiane, ky doracak është i gatshëm edhe në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, gjermane, portugeze e polake.
Synimi i këtij libri të vogël me tekste katekizmi është të ndihmojë përgatitjen sa më të përshtatshme kishtare e kulturore nëpër bashkësitë kishtare famullitare, dioqezane e kombëtare të të gjithë atyre që do të marrin pjesë në Takimin e VII Botëror të Familjes në Milano nga 30 maj – 3 qershor 2012.







All the contents on this site are copyrighted ©.