2011-05-24 16:19:47

Në Varshavë shkon Kosova, Serbia refuzon pjesëmarrjen


Në mbledhjen e shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 e më 28 maj është ftuar edhe Kosova. Duhet të marrë pjesë presidentja, Atifete Jahjaga.
Pavarësisht se në këtë takim të rëndësishëm do të vijë edhe presidenti amerikan Barak Obama, në etapën e katërt të turneut të tij në Evropë, Serbia nuk do të dërgojë presidentin e saj Boris Tadiç, pikërisht sepse është e pranishme Kosova.
Në një reagim për këtë qëndrim, Polonia, përmes ministrit të saj të jashtëm, ka shpjeguar se e njeh pavarësinë e Prishtinës, prandaj ajo është pjesëmarrëse në takim, me të drejta të plota







All the contents on this site are copyrighted ©.