2011-05-24 17:01:37

Libia e pranvera arabe, ndër temat e presidentit Obama në Londër


Obama e Cameron ripohojnë marrëdhëniet themelore. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, është në Londër pas etapës së parë në Irlandë, dje, të misionit të tij evropian që do ta çojë edhe në Francë e në Poloni. Obama, i shoqëruar nga gruaja Michelle, është prit në Buckingham Palace nga mbretëresha Elizabeta II.
Përveç shqyrtimit të skenarëve kryesorë ndërkombëtar ku janë të angazhuar së bashku SHBA-së e Britania e Madhe, bisedimet e Obamës janë përqendruar edhe mbi tema të ekonomisë. Obama e David Cameron, në një artikull të shkruar bashkërisht e botuar në të përditshme “The Times”, flasin për “një marrëdhënie jo vetëm të veçantë, por thelbësore” ndërmjet dy Vendeve, duke pohuar se “kur SHBA-së e Britania e Madhe janë së bashku, njerëzit tanë e njerëzit e mbarë botës janë më të sigurt e më të begatshëm”. Të dy liderët pohojnë se SHBA-së e Britania e Madhe duhet të bashkëpunojnë për ndërtimin e ekonomike përkatëse, pas shok-ut të thellë që ka goditur ekonomin globale në vitet e fundit.
“Jemi dy Vende të ndryshme, por caku ynë duhet të jetë i njëjtë, do të thotë rritja e fortë dhe e mbështetshme, reduktimi i borxhit e reforma e sistemit financiar, kështu që të mos jetë më të mundshme keqpërdorimet e së kaluarës”, shkruajnë Obama e Cameron.
Pra, 41 të shtëna topi në Bakingam Palas përshëndetën presidentin amerikan Barak Obama, i cili filloi kështu vizitën dy-ditore në Britaninë e Madhe, e dyta e një kryetari shteti amerikan pas asaj të Xhorxh W. Bushit në vitin 2003. Pas takimit me mbretëreshën Elizabeta, Obama vizitoi Abacinë e Uestminsterit dhe bisedoi me kryeministrin Dejvid Kamerun. Ndër temat e bisedës, më të rëndësishmet kishin të bënin me formimin e një këshilli të përbashkët amerikano-britanik për sigurinë në fushën ndërkombëtare. Por pa dyshim, takimi më i gjatë ndërmjet të dyve do të jetë ai i ditës së nesërme, gjatë të cilit argumente si gjendja në Azi, në Lindjen e Mesme e pranvera arabe do të tërheqin jo pak vëmendjen e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.