2011-05-24 18:16:32

Don Viktor Sopi: të ndihmohet Karitasi i Kosovës në ballafaqim me sfidat e reja shoqërore.


Drejtori i Karitasit të Kosovës, don Viktor Sopi gjatë pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së 19-të të Përgjithshme të Karitasit Ndërkombëtar që po zhvillohen këtyre ditëve në Romë, analizon situatën aktuale të shoqërisë kosovare dhe flet për sfidat që ky organizëm i Kishës katolike ka para sot.
Varfërive të dikurshme të natyrës ekonomike e financiare, pohon don Viktori sot i janë shtuar varfëritë e reja si egoizmi, kriza e vlerave familjare, morale e shpirtërore që kanë ndikuar në rritjen e varfërisë në një shkallë të përgjithshme edhe më të thellë në shoqërinë e re.
Kisha përmes Karitasit mundohet të ofron kontributin e saj, por nevojitet edhe ndihma e mbështetja e institucioneve Shtetërore për të ndihmuar njerëzit të kapërcejnë vështirësitë e shumta e të rënda që përjetojnë sot. Më hollësisht mbi fotografinë e situatës aktuale shoqërore në Kosovë dhe veprimtarinë e Karitasit në vend, të dëgjojmë don Viktor Sopin në mikrofonin e Radio Vatikanit......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.