2011-05-23 17:15:30

Tension i ri në Sudan


Rritet tensioni ndërmjet Veriut e Jugut të Sudanit, vetëm pak javë para hyrjes në fuqi të deklaratës së pavarësisë së Jugut, pas referendumit të 9 janarit. Kryeqytetet Khartum e Jouba janë një hap larg konfliktit, për shkak të hyrjes së ushtrisë veriore në rajonin naftëmbajtës të Abijeit. Sudani Jugor e konsideron këtë si deklaratë për luftë dhe kërkon ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare. OKB-ja e Bashkimi Evropian e dënuan menjëherë aktin e ushtrisë së Veriut dhe kërkuan fundin e dhunës, e cila vë në rrezik jetën e mijëra personave.







All the contents on this site are copyrighted ©.