2011-05-21 19:00:43

Shpallet e Lume motër Dulce në Brazil


Me një Kremtim solemn Eukaristik në Salvador da Bahia, në Brazil, u shpall sot e Lume, Shërbëtorja e Zotit Dulce Lopes Pontes (në shekull: Maria Rita), rregulltare e Kongregatës së Motrave Misionare të Zojës së Papërlyer. Liturgjinë e kryesoi i dërguari i Papës Benedikti XVI, kardinali Geraldo Majela Anjelo, kryeipeshkëv i San Salvadorit. Njihet nga të gjithë si “Nëna e të varfërve”, ose si “Engjëlli i mirë i Bahias” për impenjimin e saj në spitale e në edukimin e fëmijëve e të të rriturve në institucione katolike, themeluar prej saj. Në vitin 1959, themeloi edhe Shoqatën e Veprave Sociale Motër Dulce, e cila konsiderohet edhe sot një nga institucionet filantropike më të rëndësishme të botës, me 2.300 bashkëpunëtorë e 600 vullnetarë në Brazil e jashtë tij. Murgesha u shua më 13 mars 1992 në Bahia, e dobësuar jashtëzakonisht nga lodhja dhe sëmundja.







All the contents on this site are copyrighted ©.