Lumnohet themeluesja e Motrave Françeskane Spitalore të Zojës së Papërlyer
U kremtua dje në Lisbonë të Portugalisë, liturgjia e Lumnimit të Nënë Maria Kiara
e Krishtit Fëmijë, themeluese e Kongregatës së Motrave Françeskane Spitalore të Zojës
së Papërlyer. Ati i Shenjtë u përfaqësua nga Prefekti i Kongregatës për Çështjet e
Shenjtorëve, kardinali Anxhelo Amato. E Lumja e re ia kushtoi krejtësisht jetën
të varfërve dhe nevojtarëve, duke hapur shtëpi pritjeje, ndihme e edukimi, kopshte,
shkolla, spitale e mensa për të uriturit. Me një punë të palodhur ungjillëzuese, i
çoi motrat e veta në Angola, në Indi, në Guinea Bisau e në Kepin e Gjelbër. Themeloi
mëse 140 vepra e pranoi në Kongregatë mëse njëmijë rregulltare. Vdiq në Lisbonë, më
1 dhjetor 1899. Që atëherë gëzonte famën e shenjtërisë.