2011-05-20 17:53:17

Në Kirkuk rrëmbehet e vritet një i ri i krishterë


(20.05.2011 RV)Ndërsa në Irak flitet për ardhmëri, në Kirkuk rrëmbehet e vritet një i ri i krishterë. Imzot Sako shpreh hidhërimin e thellë: “Gjest kriminal, në kundështim me çdo parim njerëzor” e quan kryeipeshkvi i Kirkukut. Është fjala për vrasjen e Ashur Jakob Isa, 29 vjeç, rrëmbyer pak ditë më parë në sa delte nga puna e vrarë menjëherë pas rrëmbimit. U gjet me shenja të dukshme torturash në tërë trupin: “Njeriu, që beson në Zotin dhe respekton jetën, nuk mund të kryejë kurrë akte të tilla”- pohoi imzot Sako- sipas agjencisë AziaNjuz. Prelati irakian u bëri thirrje autorëve të krimit të mendojnë për fëmijët e të vrarit, që mbetën pa baba; për gruan, pa burrë e jo më pak, për faktin se atje ku mungon drejtësia njerëzore, nuk do të vonojë të duket dora e drejtësisë hyjnore.








All the contents on this site are copyrighted ©.