Mitingu i Riminit u paraqit dje në Pallatin e Qelqit.
Për herë të parë në historinë e tij, Mitingu i Riminit për miqësinë ndërmjet popujve,
paraqitet në Pallatin e Qelqit, në Nju Jork. Në shtëpinë e familjes së madhe të popujve,
Mitingu dha dëshminë e gjallë të dialogut të hapur, plot respekt, ndërmjet njerëzve
të etnive, kulturave e feve të ndryshme, duke treguar sa e frytshme është bashkëjetesa
e harmonishme e popujve, që luftojnë për paqen. Paraqitja, jo e zakonshme, u organizua
në Bashkëpunim me përfaqësinë e Përhershme të Italisë. Folën ambasadori, Çezar Maria
Ragalini; kryetarja e Mitingut, Emilia Guarnieri; Jozef Veiler, jurist, pedagog në
Universitetin e Nju Jorkut dhe Vael Faruk, pedagog në Kairo, themelues i “Mitingut
Kairo”.