Indi: të krishterët i shqetësojnë direktivat e qeverisë në web: kufizojnë lirinë fetare
Të krishterët e Indisë i pritën me shqetësim vijat drejtuese të botuara nga Departamenti
për Informacionin e Teknologjinë, që imponojnë një sërë kufizimesh në përdorimin e
internetit. Ndërmjet tjerash, autorizojnë qeverinë të mbyllin, brenda 36 orëve e pa
asnjë shpjegim, kanalet që, sipas tyre, përmbajnë mesazhe blafeme, të cilat nxisin
urrejtjen ose sektarizmin etnik, shkelin normat e komunikimit, kërcënojnë unitetin
dhe rendin publik. Qeveria i përligj masat, duke theksuar se kanë të bëjnë me sigurinë.
Përligjje që nuk i bind, ndërmjet tjerësh, të krishterët, të cilët druhen se këto
vija do të përdoren pikërisht kundër pakicave fetare, duke e kufizuar më tej lirinë
e tyre të besimit. Për këtë, mjafton të kujtosh faktin se normativat janë krejt të
përgjithshme e i lënë shteg të lirë interpretimeve arbitrare. Blasfemia bëhet, kështu,
burim për sulme kundër pakicave, siç po ndodh prej kohe në shumë vende të botës islamike.