2011-05-20 17:50:57

Festivali II i Kinemasë Katolike vlerëson veprat në shërbim të vlerave universale.


U mbajt mbrëmë, në Romë, pranë Auditoriumit të Rrugës së Pajtimit, ceremonia e dorëzimit të çmimeve për Festivalin Ndërkombëtar të Kinemasë katolike “Mirabile Dictu”, që filloi më 12 maj e përfundon nesër, në Romë. Nën patronazhin e Këshillit Papnor të Kulturës, nisma pati si synim të vlerësojë lart prodhuesit, regjisorët, dokumentarët, seritë televizive dhe programet, që promovojnë vlerat morale universale dhe modelet pozitive. Në edicionin II të Festivalit u paraqitën 746 vepra, ndërmjet të cilave, edhe ato kushtuar jetëshkrimeve të Duns Skotit e të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë; një riprodhim i “Marçelin pan y vin”; rrëfimi mbi vizitën e parë në Poloni të Gjon Palit II (Nëntë ditë që ia ndryshuan faqen botës) dhe ‘Maja e fundit’, që tregon ngjarjet kryesore të jetës së don Pablo Dominguez, meshtar e teolog spanjoll, vdekur në moshën 42 vjeçare, në vitin 2009, në një aksident në mal. Çmimi “Peshku i argjendët,” i Festivalit, ideuar sipas simbolit të lashtë të krishterimit, iu dha pesë kategorive: filmit, dokumentarit, filmit me metrazh të shkurtër, aktores e aktorit protagonist dhe regjisorit më të mirë. Çmimi për karrierën, aktorit Remo Gjirone.







All the contents on this site are copyrighted ©.