2011-05-19 15:52:43

Protesta kudo në Shqipëri për votat e Tiranës


(19.05.2011 RV)Vazhdon situata e tensionuar në Shqipëri, ndërsa në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numëron votat e konsideruara të pavlefshme nga komisionet zonale. Pas 34 kutive të hapura, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha merr 57 vota shtesë, ndërsa socialisti Edi Rama, 22. Godina e Komisionit është blinduar nga policia, por deputetë socialistë përpiqen herë pas here ta thyejnë kordonin e sigurisë për të hyrë brenda. Ndërkaq, protesta ka pasur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me bllokimin e akseve rrugore Fier-Lushnjë e Lezhë-Tiranë. Manifestuesit kanë djegur goma makinash.








All the contents on this site are copyrighted ©.