2011-05-18 18:32:16

U paraqit në Romë, libri “Splendor Veritatis”, përmbledhje e 14 enciklikave të Papës Vojtila


(18.05.2011 RV)Sot pasdite, u paraqit në Konservatorin e Shën Çeçiles në Romë, libri “Splendor Veritatis”, përmbledhje e 14 enciklikave të Papës Gjon Pali II, me hyrjen e shkruar nga Benedikti XVI dhe me biografinë, nga kardinali Stanislau Xhivish, sekretar personal i të Lumit. Një mënyrë tjetër kjo, për të kujtuar ditëlindjen e Atit të Shenjtë. Në paraqitjen e librit, i cili është i ndarë në tri vëllime, morën pjesë kardinali Xhovani Batista Re, ish-sekretar i shtetit në kohën e Vojtilës, Hoakin Navarro-Valls, zëdhënësi i tij dhe personalitete të tjera të Kishës Katolike e të botës së kulturës. Libri është botuar nga “Treves editore”, me shënimet e jezuitit, atë Eduard G. Farrugja, pedagog i Dogmatikës Patristike në Institutin Papnor Oriental të Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.