Obama konfirmon ndërmjetësimin amerikan në procesin e paqes në Lindjen e Mesme
(18.05.2011 RV)Pak ditë pas dorëheqjes së papritur të Xhorxh Miçëllit, të dërguarit
të veçantë amerikan për Lindjen e Mesme, presidenti Obama konfirmon rolin e SHBA-ve
si ndërmjetësues në krizën izraelito-palestineze. Dje, kreu i Shtëpisë së Bardhë,
duke pritur në Uashington mbretin Abdallah të Jordanisë, përvijoi strategjinë diplomatike
të së ardhmes, të cilën do ta paraqesë nesër, në kuadrin e një plani të ri për paqen.
Ndërkaq, në frontin plaestinez, presidenti Abu Mazen i kërkoi OKB-së të njohë shtetin
e Palestinës, gjatë mbledhjes së ardhshme në shtator.