2011-05-18 17:41:04

Një shtatore e një koncert për Gjon Palin II në Romë


(18.05.2011 RV)I Lumi Gjon Pali II do të kishte mbushur sot 91 vjeç. Një shtatore, kushtuar Papës polak, u përurua në sheshin “Cinquecento” në Romë, pikërisht para stacionit kryesor hekurudhor të Terminit, nga kardinali vikar i dioqezës, Agostino Valini dhe nga kryetari i bashkisë, Xhani Alemano. Skulptura e madhe në bronx, vepër e artistit Olivero Rainaldi, e paraqet Atin e Shenjtë me krahë hapur, për të simbolizuar mikpritjen për turistët, shtegtarët dhe të gjithë romakët. Stacioni hekurudhor i Terminit i kushtohet kështu Gjon Palit II e me këtë emër do të thirret tani e tutje.
Homazhi për Papën Vojtila, në përvjetorin e lindjes, vazhdoi me koncertin e orës 20.00 në Auditoriumin e rrugës së Pajtimit, pranë Vatikanit. Shfaqja ishte parashikuar për 2 maj në sheshin e Kapitolit në Romë, por u shty për shkak të kohës së keqe. Marrin pjesë në të, ndërsa ne transmetojmë, këngëtarë të njohur italianë si Amedeo Mingi, Ivana Spanja, grupi “Nomadi”, Noemi e Toska. Fondet e mbledhura nga shitja e biletave do të shërbejnë për ristrukturimin e mensës së Karitasit në Stacionin Termini, e cila, gjithashtu do t’i kushtohet të Lumit Gjon Pali II.







All the contents on this site are copyrighted ©.