2011-05-17 16:38:34

Shtraus-Kahn në burg në Rikers Island


(17.05.2011 RV)Masa sigurie të rrepta për drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shtraus-Kahn, arrestuar në Nju Jork me akuzën e përdhunimit të një punonjëseje të hotelit Sofitel të kryeqytetit amerikan. Mbrëmë, ai është mbyllur në një qeli të burgut të “Rikers Island” (Ishulli Rajkers), nga ku nuk do të dalë për të shmangur kontaktet me të burgosurit e tjerë. Ekonomisti i famshëm francez do të qëndrojë në burg të paktën deri të premten, kur duhet të mblidhet Gjykata për të vendosur nëse provat kundër tij janë të mjaftueshme për hapjen e procesit.







All the contents on this site are copyrighted ©.