2011-05-17 17:14:28

Lutje Zojës: Na ndihmo!


(17.05.2011 RV)Na ndihmo, o Zojë, të kemi besim në Hyjin, na mëso të ecim në gjurmët e Tua e, ashtu si Ti, të themi: “Jemi shërbëtorët e TënZot, jemi në dorë të Zotit”. Na mëso të ecim në rrugën Tënde. Të japim jetë, e jo të marrim jetë. Sepse pikërisht kështu jemi në rrugën e dashurisë, që do të thotë ta humbasësh vetveten e që, megjithatë, është e vetmja rrugë në të cilën duhet të ecim, për ta gjetur vërtetë vetveten, për të gjetur jetën e amshuar.
Të tërhequr nga shkëlqimi yt qiellor, o Nënë e Shëlbuesit, të drejtohemi me besim Ty, që nga lart na sheh e na mbron. Të gjithë kemi nevojë për ndihmën tënde e për ngushëllimin Tënd, për të përballuar provat e të vështirat e përditshme: kemi nevojë të të ndjejmë pranë si nënë e si motër në çdo çast të jetës sonë. E që të mund të kemi një ditë edhe ne përgjithmonë të njëjtin fat, të të ngjasim tani, duke ecur në rrugën e Krishtit e të shërbimit bujar ndaj vëllezërve. Kjo është e vetmja mënyrë për ta parashijuar, në sa jemi akoma në shtegtimin tonë tokësor, gëzimin e paqen, që e jeton plotësisht, kush arrin në cakun e pamort të Parrizit.







All the contents on this site are copyrighted ©.