2011-05-17 16:34:53

Kryengritësit libianë morën në dorë qytetin e Bregës


(17.05.2011 RV)Zhvillime të reja në Libi. Kryengritësit morën sot në dorë qytetin e Bregës, pas largimit të trupave të kolonel Gedafit, për të cilin është kërkuar mandatarrest ndërkombëtar. Gjithashtu, NATO-ja bombardoi Tripolin e u preu rrugën forcave qeveritare, në përpjekjen për të rimarrë në dorë Misratën.
Ndërkaq, gjithnjë e më tepër eksponentë të regjimit libian largohen nga vendi. I fundit, ministri i Naftës Shokri Ganem, i cili, sipas televizionit “Al-Arabija” është bashkuar me Këshillin Kombëtar të Tranzicionit. Ndërkaq, të dërguarit e Gedafit ndodhen sot në Moskë për takime me autoritetet. Ishin parashikuar bisedime edhe me përfaqësues të kryengritësve, por këta të fundit i shtynë për një datë të pacaktuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.