2011-05-17 16:37:29

Hosni Mubarak mund të kërkojë faljen në këmbim të kthimit të pasurive


(17.05.2011 RV)Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak mund të kërkojë faljen për vete dhe familjen në këmbim të kthimit të pasurive të grumbulluara, në kohën kur ishte në krye të shtetit. Mubarak ka ndërmend t’i drejtohet kombi me një fjalim të regjistruar, në të cilin do të kërkojë falje për “gabimet” e kaluara, duke theksuar se është këshilluar keq, e duke premtuar se do t’i kthejë popullit gjithçka ka marrë më parë. Junta ushtarake në fuqi po shqyrton propozimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.