2011-05-17 16:33:42

Elisabeta II fillon vizitën e saj historike në Irlandë


(17.05.2011 RV)Mbretëresha Elisabeta II mbërriti sot në Irlandë për një vizitë historike, e para e një sovrani britanik që nga viti 1922, kur vendi shpalli pavarësinë. Mbretëresha do të qëndrojë aty katër ditë. Masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme, sidomos pasi xhenierët irlandezë gjetën një bombë artizanale pranë Dublinit. Eksplozivi ndodhej në bagazhin e një autobuzi. Edhe dje, një grup disidentësh republikanë të Sin Feinit kërcënuan se do të vendosnin një bombë në qendër të Londrës. Fatmirësisht, lajmi nuk ishte i vërtetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.