2011-05-17 16:31:23

Atë Federiko Lombardi mbi impenjimet e ardhshme të Papës. Benedikti XVI do t'u flasë astronautëve


(17.05.2011 RV)Në përfundim të audiencës së ditës së nesërme, Papa do të takohet me sekretarin e ri të përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi, i cili u zgjodh në këtë detyrë vetëm dy ditë më parë. Al-Arabi ka qenë ministër i jashtëm i Egjiptit. Lajmi jepet nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, drejtori i së cilës, atë Federiko Lombardi njoftoi edhe për impenjime të tjera të Benediktit XVI.
Të shtunën, më 21 maj, në orën 13.56, Ati i Shenjtë do të lidhet në audiovideo me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar, ku ndodhet, në misionin e saj të fundit, anija Shuttle Endeavour. Në stacion do të jenë të pranishëm 12 astronautë. Ndërmjet tyre, edhe dy italianët, koloneli Roberto Vitori e inxhinjeri Paolo Nespoli. Kolonel Vitori mban medaljen e argjendit, dhuruar nga Papa. Anija u nis dje nga Kejp Kanaveral, pas tri shtyrjesh, në një udhëtim, që shënon 50 vjetorin e fluturimit të parë në kozmos nga astronauti rus Gagarin dhe 30 vjetorin e vetë shatëllit. Kujtojmë se Stacioni Kozmik Ndërkombëtar ndodhet në orbitë rreth Tokës, në një largësi prej 400 km. Papa do të flasë me personelin e tij në lidhje satelitare.
Atë Lombardi dha disa detaje edhe për pushimet e Benediktit XVI. Ati i Shenjtë do të shkojë në Kastel Gandolfo, rezidenca verore e papëve, në ditët e para të korrikut. Gjatë gjithë muajit nuk do të ketë audienca të përgjithshme, të mërkurave, ndërsa Lutja e Engjëllit të Tënzot do të bëhet në oborrin e Pallatit Apostolik të qytezës laciale, si zakonisht, çdo të dielë.







All the contents on this site are copyrighted ©.