2011-05-16 19:19:15

Valë dhune në veri të Nigerisë, pas rizgjedhjes së presidentit Xhonatan Gudlak


(16.05.2011 RV)Mëse 800 viktima në tri ditë. Ky është denoncimi i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” mbi ndeshjet, që pasuan zgjedhjet presidenciale të prillit në Nigeri, të cilat konfirmuan në krye të shtetit Xhonatan Gudlak. Organizata flet për ndeshje të përgjakshme në 12 nga 36 shtetet e Nigerisë, në veri të vendit më të populluar afrikan. Gjatë ditëve të shkuara, Kryqi i Kuq Nigerian pati folur për 74 mijë të zhvendosur. Gudlak është i krishterë nga jugu e u zgjodh sërish në krye të shtetit, duke mundur kandidatin verior mysliman, gjeneralin Muhamadu Buhari. Kisha e Nigerisë u pati bërë thirrje disa herë politikanëve të mos ndezin urrejtjen e nigerianëve për njëri-tjetrin e sidomos të mos e përdorin fenë për qëllimet e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.