2011-05-16 19:12:01

Kërkohet mandatarrest ndërkombëtar për Gedafin. Akuzohet për krime kundër njerëzimit.


(16.05.2011 RV)Vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës libiane me dialog, pavarësisht se në terren luftimet janë të ashpra. Kryengritësit dhe Grupi i Kontaktit për Libinë refuzuan propozimin për armëpushim të qeverisë së Tripolit, por Rusia dëshiron fundin e konfliktit. Ndërkaq, Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon të vihet në qarkullim një mandat arresti për kolonel Gedafin, të birin e tij, Saif al-Islam dhe kreun e sigurimit të Libisë. Të tre akuzohen për krime kundër njerëzimit, pasi kanë qëlluar pa dallim kundër civilëve, në përpjekjet për të mundur kryengritësit.








All the contents on this site are copyrighted ©.