2011-05-16 17:49:17

E diela e Bariut të Mirë në Kishën e Shën Eufemisë, në Pukë


(16.05.2011 RV)Dje Kisha katolike e kremtonte të Dielën IV të Pashkëve si e Diela e Bariut të Mirë e si Dita botërore e lutjes për thirrjet meshtarake. Në këtë atmosferë të gëzueshme u tubuan rreth elterit besimtarët e famullisë së Shën Eufemisë, në Breg të Pukës, për të ndjekur Meshën, kryesuar nga imzot Lucian Avgustini e për të kremtuar edhe një festë krejt të veçantë: bekimin e këmbanares e të këmbanave, që tingëlluan për herë të parë gëzueshëm, duke i kujtuar besimtarëve rolin e tyre, që poeti i madh gjerman, Friedrich Schiller, e përshkruan me tri shprehje lapidare, vënë simbolikisht në gojën e këmbanës: “thërres të gjallët, qaj të vdekurit, thyej rrufetë”. Por këtë tringëllimë gazmore na e sjell nga Puka e largët, në programin e sotëm, shërbimi i Violeta MarashitRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.