2011-05-16 19:18:20

Drejtori i përgjithshëm i FMN-së mbetet në burg, me akuzën e dhunës seksuale


(16.05.2011 RV)Doli sot para gjykatësit drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kahn, arrestuar të shtunën në Nju Jork me akuzën e dhunës seksuale. Gjykatësi vendosi që ai të qëndrojë në burg, pavarësisht se shumë flasin për komplot kundër kolltukut më të lartë të FMN-së, që do të fillonte së shpejti fushatën zgjedhore për t’u bërë presidenti i Francës. Bota ekonomike, sidomos Evropa, shqetësohet për pasojat që mund të ketë ndryshimi i drejtuesit të Fondit për vendet në vështirësi në kontinentin e vjetër.








All the contents on this site are copyrighted ©.