2011-05-14 17:26:20

U mbajt në Tiranë, asambleja plenare e ipeshkvijve të Shqipërisë


Më 10 e 11 maj, u mbajt në Tiranë, asambleja plenare e ipeshkvijve të Shqipërisë. U morën në shqyrtim çështje me rëndësi për Kishën Katolike në vend, si organizimi i mbledhjes së kryetarëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, në fund të shtatorit e në fillim të tetorit; dekretimi i Universitetit Katolik (deri tani Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë) nga ipeshkvi, imzot Rrok Mirdita; problemet që janë ngritur për shkak të regjistrimit të popullsisë; dhënia e Mesharit Romak, të përkthyer në shqip, për përdorim eksperimental, në mënyrë që të mblidhen sugjerimet nga meshtarët e rregulltarët; 1700 –vjetori i ediktit të Milanos, me të cilin perandori Kostandin shpalli lirinë e fesë, dhe organizimi i veprimtarive për këtë përvjetor, që bie në vitin 2013; si edhe çështje të tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.