2011-05-14 18:11:50

Në Tiranë flitet për fitoren e Ramës


(14.05.2011 RV)Tirana numëron minutat e fundit të pritjes së gjatë, për kryetarin e ri të bashkisë. Por me sa duket gjë të re nuk do të ketë, sepse kutitë flasin për fitoren, tejet të shtrënguar, të kryetarit të vjetër. Deri në këtë orë, rezultatet e numërimit të votave në 8 kutitë e fundit në KZAZ 49 të Njësisë nr 5, në Tiranë, nuk e kanë përcaktuar ende përfundimisht kush do të jetë kreu i bashkisë së kryeqytetit për 4 vitet e ardhshme. Është numëruar kutia e fundit në KZAZ 49 ndërkohë pritet rezultati nga ana e KQZ. Ndërkaq selitë e dy partive PD-PS janë në festë, ndonëse, ende ndërmjet polemikash, flitet se kutia e fundit, sipas të dhënave të procesverbalit të KZAZ nr. 49, nxjerr fitues Ramen me një diferencë prej 10 votash.







All the contents on this site are copyrighted ©.