2011-05-12 17:11:26

Takimi i Karitaseve të Evropës juglindore në Kosovës.


Në Prishtinë, mbahet takimi i radhës se drejtoreve te Karitaseve te Evropës Juglindore, që për herë te parë organizohet në Kosovë .
Takimi i organizuar nga Karitasi i Kosovës filloi sot më 12 maj, me fjalën përshëndetës në hapje të punimeve nga drejtori i Karitasit të Kosovès don Viktor Sopi. Më biseda vijoi mbi aspektet e ndryshme të veprimtarisë së Karitasit nga drejtorët e Karitasëve të Europës Juglindore në realitetin aktual shoqëror, që paraqet sfida të reja e pret përgjigje të përshtatshme edhe nga ky institucion bamirës Kishtar. Ky takim përfundon nesër më 13 maj me një konferencë për shtyp që do të mbahet në ora 12.00 pranë rezidencës së ipeshkvit të Kosovës.
Njofton zyra për informim e ipeshkvit të Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.