2011-05-12 16:03:15

Takimi i Eprorëve të rregulltarëve të pranishëm në Shqipëri


Më 13 e 14 maj në Tiranë mbahet takimi ndërkombëtar i Eprorëve të lartë të rregulltarëve të pranishëm në Shqipëri. Është një takim me vlerë që sheh të bashkuar rregulltarët e motrat rregulltare shqiptarë e misionarë nga vendet e ndryshme për të biseduar mbi jetën dhe veprimtarinë e Kishës katolike nè realitetin e sotëm shqiptar, si dhe mbi misionin në fushën e ungjillëzimit të ri. Më poshtë po botojmë letren dhe programin që është përhapur nga KSHEL-it.
Të dashur rregulltare dhe rregulltarë,
po ju dërgojmë programin e takimit me Eprorët e Lartë që do të zhvillohet më 13-14 maj 2011.
Si ka qenë sugjeruar në takimin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të 24 Mars-it, takimi do të bëhet në TIRANA INTERNATIONAL HOTEL, tek sheshi Skënderbeut. Zgjedhja e qëndrimit në hotel dëshiron t’u jap eprorëve të lartë dhe rregulltarëve të pranishëm mundësinë të takohen e të kanë një shkëmbim të lirë jashtë orareve të caktuara në program. Për më tepër një sistemim i tillë, ka për qëllim t’i ndihmojë bashkësitë që janë në zona të largëta.
Për realizimin e këtij kuvendi kërkojmë një kontribut prej 100 Euro për person. Ky kontribut u kërkohet edhe atyre të cilët vendosin të mos flinë në hotel, pasi që përveç fjetjes çmimi i regjistrimit duhet të mbulojë edhe shpenzimet tjera si: qiraja e sallës, sistemi i përkthimit të njëkohshëm (Italisht-Shqip), dy mëngjese, një drekë, dhe një darkë, parking, vizita në muzeun kombëtar, shpenzimet e segreterisë dhe të organizimit. Përveç Eprorëve të Lartë, takimi është e hapur për të gjithë rregulltarët që dëshirojnë të marrin pjesë. Shpresojmë që për rendësine e ngjarjes të këtij takimi do të marrë pjesë së paku një perfaqësues e çdo kongregatës që vepron në Shqipëri, pavarësisht nga prania e eperorës së vet të lartë. Ju lutem të na njoftoni mbrenda 20 Prill-it emrat e atyre që do të marrin pjese prej bashkësisë suaj.
Qëllimi i këtij takimi është që të jetojmë një përvojë bashkimi dhe Kishe, me pjesëmarrjen e Barinjve tanë, në mënyrë që të reflektojmë së bashku mbi veprën tonë misionare: problematikat dhe potencialitetin.
T’ia besojmë Zotit zhvillimin e suksesshëm të punëve tona dhe i kerkojmë Zojës e Keshillit të Mirë të na shqoqerojë në këtë ecje me ndihmën e saj amërore.
Sekreteria e Kshel-it

KSHEL: Takimi ndërkombëtar i Eprorëve të Lartë të rregulltarëve në Shqipëri

Tiranë 13-14 Maj 2011 Tirana International Hotel

“O Zot, Zoti ynë
Sa i mrekullueshëm është Emri yt mbarë dheun!
Me madhëri e tejkalon edhe qiellin!
(Psalmi 8)

PROGRAMI

Të Premten më 13 Maj
Ora 8.30: Pranimi e sistemimi
Ora 9.00: Lutja
Përshëndetja e Sh. së Tij Mons. Ramiro Moliner
Inglés, Nunci Apostolik në Shqipëri
Përshëndetja e Sh. së Tij Mons. Rrok Mirdita
President Konferencës Ipeshkvnore së Shqipërisë
Përshëndetja e Sh. së Tij Mons. Cristoforo
Palmieri, Pres. Komm. Kleri dhe Jeta e Shuguruar
Ore 10.00 Fillimi i punimeve.
Moderator: P. Armando Ceccarelli
Relacioni i P. Giovanni Peragine
President i KSHEL-it
Jeta e Shuguruar si profeci për Kishën dhe
Shoqërinë në Shqipëri
Mons. Georg Frendo Ipeshkv Ndihmës Tiranë-Durrës
Ora 11.00: Pushim
Ora 11.30: Ndërhyrja e Ipeshkvijve
Ora 12.00: Bashkëndarje
Ora 13.00: Dreka
Ora 14.30: Rrënjët kulturore dhe fetare të
Shqipërisë: Visita e muzeumit kombëtarë.
Zonja Lida Miraj Arkeologe
Ora 16.30: Histori dhe traditë:
Leximi aktual: Don Gjergj Meta
Ora 18.00: Kremtimi Eukaristik pranë Kishës
Zemrës së Krishtit i udhëhequr nga Mons.
Cristoforo Palmieri Ipeshkvi i Rrëshenit
Ora 20.00: Darkë

Të Shtunën më 14 Maj
Ora 9.00: Pranimi dhe Lutja
Ora 10.00: Problematikat dhe perspektivat e
pranisë së rregulltarëve në Shqipëri.
Punë në grupe dhe shkëmbime në
asamble
11.00 Pushim
12.30 : Kremtimi Eukaristik pranë Katedrales i
udhëhequr nga Mons. Rrok Mirdita
Arqipeshkvi Tiranë-Durrës







All the contents on this site are copyrighted ©.