2011-05-12 15:50:10

Shengeni e Danimarka


(12.05.2011 RV)Reformimi i Traktatit të Shengenit ishte në qendër të vëmendjes në punimet e sotme të Këshillit të jashtëzakonshëm të ministrave të brendshëm, mbledhur në Bruksel. Ndërmjet temave, disktuar nga 27 vendet anëtare, emergjenca e emigracionit dhe vendimi i papritur i Danimarkës për të ndërprerë Traktatatin e për të rivendosur kontrollet doganale në kufirin me Gjermaninë e me Suedinë. Për nevojën e modifikimit të sistemit të Shengenit dhe problemet e krijuara në zonën e lirë të qarkullimit evropian, intervistuam specialisten e Universitetit Katolik të Milanos për çështjet evropiane, Monika Spatti:

Përgjigje: - Në të vërtetë, kur sistemi nuk ka funksionuar, kjo ka ndodhur sepse vetë shtetet nuk kanë dashur ta bëjnë të funksionojë: shikoni ç’ndodhi në Francë një muaj më parë, kur u ndërpre marrëveshja për një ditë; e shikoni këtë, që po ndodh në Danimarkë... Prej këndej, mendoj se problemi nuk duhet kërkuar aq në rregullat e Bashkimit Evropian, sa në zbatimin e këtyre rregullave nga vetë shtetet. Mund të flasim edhe për interpretim të gabuar të mjetit Shengen nga ana e shteteve. Madje mund të përdorim edhe fjalën hile, duke pasur parasysh se normat parashikojnë edhe mundësinë e rivendosjes për kohë të pacaktuara të kontrolleve në kufi, qoftë edhe për shkaqe të veçanta. Për shkaqe të rendit publik ose të sigurisë, për shembull. Por jo të emigracionit. Sepse asnjë nga shtetet nuk është në gjendje ta përballojë i vetëm këtë fenomen. Gjithsesi kjo krijon rrezikun që në shtetet e veçanta të Evropës, të rikthehet një farë nacionalizmi: në këtë optikë, Evropa shikohet si diçka negative, si nëna e të gjitha të zezave.

Pyetje: - Kryetari Barroso i shikon këto interpretime si të dëmshme për bashkimin...

Përgjigje: - Plotësisht dakord. Në se Danimarka do të ngulë këmbë në këtë qëndrim, Komisioni do të propozojë kundër saj, procedurën për shkeljen e normave, sepse në këtë rast është e qartë se kemi të bëjmë me një shkelje të normave të Bashkimit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.