2011-05-11 12:05:42

Shqipëri: vazhdon ende numërimi, Ps fiton 34, PD 27 Bashki gara vazhdon Tiranë e Durrës


Në Shqipëri procesi zgjedhor hyni sot në ditën e tretë të numërimit. Në Tiranë procesi i numërimit ka vazhduar edhe natën. Deri më tani kanë dalë rezultatet për 3 njësi, ndërkohë që vazhdon numërimi në 8 njësi të tjera. Në Shijak, bastion i PD-së, fitojnë socialistët. PS donimon në bashkitë më të mëdha të vendit, votat e elektoratit në këto zgjedhje kanë shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së.

Ndërsa
Në një deklaratë të delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë, për mediat, procesi i votimit më 8 maj vlerësohet “në përgjithësi i rregullt dhe i administruar në mënyrë paqësore”.
Por delegacioni i PE-së konstaton në deklaratën e tij, mangësi të tilla si votimet familjare, vonesat në hapjen e qendrave të votimit, konfuzionin në kohën e mbylljes së një sërë qendrash votimi dhe vonesa në procedurat e numërimit.
Delegacioni i deputetëve të Parlamentit Evropian mendon që ndonëse votimi u krye në mënyrë të rregullt dhe të qetë, një sërë përmirësimesh do të rrisnin integritetin e procesit zgjedhor.
Ai u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në procesin zgjedhor, të veprojnë me përgjegjësi dhe të mundësojnë pas zgjedhjeve rifillimin e reformave demokratike.







All the contents on this site are copyrighted ©.