Salla vatikanase e Shtypit do të botojë dy dokumente mbi zbatimin e “Summorum Pontificum”
dhe mbi çështjen e shpërdorimeve
(12.05.2011 RV)Do të dalin, pas pak ditësh, në Vatikan, dy dokumente të reja:
të premten, më 13 maj, Salla vatikanase e Shtypit do të bëjë të njohur Udhëzimin “Universæ
Ecclesiæ”, të Komisionit Papnor ‘Ecclesia Dei”, mbi zbatimin e Letrës Apostolike në
formë Motu Proprio “Summorum Pontificum”. Të hënën, më 16 maj, gjithnjë Salla e
Shtypit, do të botojë një Letër Qarkore të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, shkruar
për të ndihmuar konferencat ipeshkvnore në përgatitjen e vijave udhëheqëse për trajtimin
e rasteve të shpërdorimeve seksuale të të miturve, nga ana e anëtarëve të klerit.