2011-05-11 15:58:44

Në Siri, autoblindat qëllojnë kundër manifestuesve të Homsit


(11.05.2011 RV)Në Siri vazhdon shtypja me dhunë e manifestimeve kundër regjimit të presidentit Bashar Al-Asad. Pikërisht sot paradite, autoblindat hodhën bomba kundër disa lagjeve të qytetit Homs. Një ditë pas hyrjes në fuqi të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj eksponentëve të regjimit, përgjegjësja për politikën e jashtme evropiane, Ketrin Eshton deklaroi se masat e marra do të rishikohen.







All the contents on this site are copyrighted ©.