2011-05-10 15:17:26

Vikari apostolik i Tripolit kundër bombardimeve mbi kryeqytetin e Libisë


(10.05.2011 RV)Me ndihmën e NATO-s, rebelët libianë po përparojnë kundër forcave të Muhamar Gedafit, sidomos në zonën e Misratës, një nga pikat kyçe të konfliktit. Pakti i Atlantikut bombardoi në orët e para të mëngjesit, kryeqytetin Tripoli, duke marrë në shënjestër bunkerin e kolonelit. Televizioni shtetëror akuzoi se bombat kanë plagosur 4 fëmijë, dy prej të cilëve rëndë.
Sipas vikarit apostolik të Tripolit, imzot Xhovani Inoçenco Martineli, 30 mijë vetë janë larguar nga kryeqyteti për në Tunizi, vetëm gjatë ditës së djeshme. Imzot Martineli bën thirrje të mos bombardohet qendra e Tripolit. Sipas televizionit Al-Arabija, në rrethinat e kryeqytetit, libianët janë ngritur kundër Gedafit.








All the contents on this site are copyrighted ©.