2011-05-10 16:11:07

Shtegtimi tradicional i shqiptarëve tek Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan.


Të dielën, më 29 maj 2011, Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan pret përsëri bijtë e vet shqiptarë nga të katër anët e Italisë e të botës.
Liturgjinë eukaristike, që do të fillojë në orën 11.00 dhe lutjen drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë, do t’i kryesojë, Dom Gjovalin Sukaj, famullitar i Katedrales së Shkodrës.
Rast i përshtatshëm për t’u lutur, për t’u takuar me miq e dashamirë, të largët e të afërt, për të shkëmbyer dy fjalë në gjuhën amtare, për të kujtuar të djeshmen e, sidomos, për t’iu lutur Pajtores së shqiptarëve për një ardhmëri më të mirë!
Për informacion, mund të telefononi në: Tel. 06.64491839; Cell. 340.5246230







All the contents on this site are copyrighted ©.