2011-05-10 11:32:52

Shqipëri: përfundon numërimi i votave në shumë bashki, PS kryeson në bashkitë kryesore, në Tiranë Basha kalon në avantazh


Në Shqipëri sot është dita e dytë e procesit zgjedhor e numërimi i votave po ecen tepër ngadalë. Sipas rezultateve të deritanishme PS-ja donimon në bashkitë më të mëdha të vendit, gjithashtu votat e elektoratit në këto zgjedhje kanë shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së, duke bërë që disa bashki nga të djathta të drejtohen tani e tutje nga kryebashkiakët e majtë. Në Tiranë Basha i PD-së kalon në avantazh të lehtë. PS e koalicioni “Aleanca për të Ardhmen“ fiton Gjirokastren, Saranden, Permetin, Himaren, Tepelenen, Gramshin, Burrelin, Rreshenin, Gramshin, e Lacin. Kryeson edhe në Elbasan, Berat, Vlorë, Fier, Korcë. PD e Aleanca për Qytetarin Demokratët fiton Kukesin, Bajram Currin, Puken, Peshkopine, Peqinin, Rrogozhinën dhe Delvinën e Lezhen. Kryeson në Shkodër. Në Durrës kandidati Vangjush Dako i PS-se në avantazh ndaj rivalit demokrat Ferdinand Xhaferraj.
Në Tiranë Basha kërkon të numërohet dhe vota e fundit që pritet të konfirmojë fitoren e tij. Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie të Tiranës, Lulzim Basha pra u bëri thirrje që komisionerëve të djathtë mos ndalojnë numërimin e votave pavarësisht bllokimit që po u bëhet nga komisionerët e majtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.