2011-05-10 15:17:36

Në Torino, takimi i dytë i ipeshkvijve evropianë mbi dialogun me Islamin


(10.05.2011 RV)Rritja e islamofobisë në gjirin e bashkësive të krishtera e në shoqërinë bashkëkohore, si edhe mënyrat me të cilat bashkësitë islamike lidhin marrëdhënie me shtetet e ligjet e tyre mbi fenë në Evropë, do të jenë në qendër të punimeve triditore të ipeshkvijve dhe delegatëve të konferencave ipeshkvnore të kontinentit, të cilët do të mblidhen në Torino të Italisë, nga 31 maji deri më 2 qershor. Takimi, që do të zhvillohet me dyer të mbyllura, do të kryesohet nga presidenti aktual i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, kardinali hungarez Peter Erdë.








All the contents on this site are copyrighted ©.