2011-05-10 12:07:29

Indi: dy memorandume presidenti Patil mbi dhunën e ushtruar kundër të krishterëve.


“Ekziston një korridor i vërtetë e i mirëfilltë i verdhë, ngjyrë që përdoret nga militantët e grupeve ekstremiste hinduiste, i cili shtrihet nga njëri skaj i Indisë, në tjetrin, në lindje e në perëndim, me të njëjtin qëllim: t’i asgjësojë të gjitha bashkësitë e krishtera, me akte të hapura dhune e me veprime të fshehura, të nëndheshme”. Kështu shkruhet në dy memorandume, që iu paraqitën autoriteteve më të larta të Indisë, nga bashkësitë e krishtera, përmes lëvizjeve ekumenike, si “Këshilli Global i të Krishterëve Indianë” dhe “Forumi i Katolikëve Laikë”, që të dyja organizata, në të cilat marrin pjesë besimtarë të të gjitha konfesioneve.
Janë dy ‘antena’ të fuqishme, që ngrihen mbi të gjitha trojet indiane, në mbrojtje të lirive themelore të besimtarëve. E, kujtojmë se kohët e fundit janë kryer më se njëmijë sulme kundër të krishterëve, në të gjithë vjjën e ekstremizmit, që kalon nga shteti i i Orisës, në atë të Chhattisgarh, Madhya Pradesh, Maharashtra e Gujarat, në Indinë qëndrore, por edhe në Andra Pradesh e Karnataka, në pjesën jugore të vendit.Janë vërtetuar më se njëqind raste martirizimi të mirëfilltë të të krishterëve, ndërsa mijëra e mijëra të tjerë janë detyruar të largohen, të tmerruar, nga vatrat e tyre të djegura, nga kishat e tyre të shkatërruara, nga tokat e tyre të mohuara”- lexohet akoma në memorandumet, drejtuar presidentit të Indisë, Pratibha Patil, menjëherë pas menifestimit të protestës e të agjërimit, organizuar në Orisa.







All the contents on this site are copyrighted ©.