2011-05-10 12:31:39

Imzot Filoni emërohet prefekt i ri I Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve. Imzot Becciu zëvendës i ri në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë.


Benedikti XVI ka pranuar dorëheqjen e paraqitur nga kardinali Ivan Dias, për arsye të moshës, nga detyra e prefektit të Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve dhe në vend të tij ka emëruar kryeipeshkvin Fernando Filoni, deri më tani zëvendës për Çështjen e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit. I lindur në Manduria në Pulia të Italisë, më 1946, imzot Filoni është shuguruar meshtar më 1970 e shuguruar ipeshkëv më 2001. Para shërbimit të tij si zëvendës pranë Sekretarisë së Shtetit, mes tjerash, ka qenë nunc apostolik në Filipine e në Irak.
Papa ka emëruar sot edhe zëvendësin e ri për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, kryeipeshkvin Giovanni Angelo Becciu, deri më tani nunc apostolik në Kubë. I lindur në Pattada në Sardenjë të Italisë më 1948, imzot Becciu është shuguruar meshtar më 1972 e ipeshkëv në vitin 2001.







All the contents on this site are copyrighted ©.