Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri. Don Gjergj Meta: katolikët të impenjohen në
shoqëri
(09.05.2011 RV)Akoma vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, pas zgjedhjeve
të djeshme administrative. Deri tani socialistët fitues në shumicën e bashkive.
E rezultati kryesor është pa dyshim ai i Tiranës, jo vetëm sepse në kryeqytet
u ndeshën kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe ish-ministri i qeverisë së Berishës,
Lulzim Basha, por edhe sepse në zonë banon një e treta e popullsisë së vendit. Në
qendra të tjera, socialistët kanë fituar edhe aty ku më parë mbretëronte Partia Demokratike.
Megjithatë, rezultatet pëfundimtare akoma nuk kanë dalë e, edhe vëzhguesit ndërkombëtarë
akoma nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Nesër do të bëhet e njohur deklarata e tyre
për votimet, ku morën pjesë pak më shumë se gjysma e zgjedhësve. Ndërkaq, vëzhguesit
vendorë kanë kritikuar procesin e numërimit të votave. Të dëgjojmë zëdhënësin e
Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, don Gjergj Meta............